Të shtëna me armë zjarri në rajonin e Mitrovicës

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dje më datë, 04.07.2023, rreth orës 22:05, pati të shtëna me armë zjarri në qytetin e Mitrovicës. Nuk raportohet për të lënduar ndërkohë hetimet vazhdojnë

Mbrëmë në qytetin e Mitrovicës pati të shtëna me armë zjarri nga një person i panjohur, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm e cenuar sigurinë e qytetarëve.

Siç raporton Policia e Kosovës, mbrëmë rreth orëve të vona në qytetin e Mitrovicës ishte shkaktuar rrezik i përgjithshëm nga një person i panjohur.

“Është raportuar se personi i panjohur nga një veturë kishte gjuajtur me armë zjarri dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, në raport thuhet se njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja, të cilat i takonin armës së përdorur në vendin e ngjarjes.

“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhojë të peshkut, të cilat dyshohet se i përkasin armës automatike AK 47”, thuhet në raportin e policisë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime thuhet ndër të tjera në raport.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika