Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 14:25 në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë, ku një person ka mbetur i lënduar.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është një mashkull i moshës madhore, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. Megjithatë, autoritetet plicore kanë sqaruar se lëndimet nuk janë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi për Dukagjinin ka bërë të ditur se njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Rrethanat e plota të rastit mbeten ende nën hetim.