Të shtëna në Kamenicë, gjenden tri armë dhe 16 gëzhoja
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën mbrëma ka pasur të shtëna me armë zjarri në Kamenicë. Ngjarja ka ndodhur më 1 qershor, rreth orës 21:36, dhe pas pranimit të informatave, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 16 gëzhoja të armëve të zjarrit. Po ashtu, […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën mbrëma ka pasur të shtëna me armë zjarri në Kamenicë.
Ngjarja ka ndodhur më 1 qershor, rreth orës 21:36, dhe pas pranimit të informatave, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 16 gëzhoja të armëve të zjarrit. Po ashtu, gjatë kontrollit të disa personave të dyshuar, tek tre prej tyre janë gjetur tri armë zjarri.
Me vendim të prokurorit, armët dhe gëzhojat janë konfiskuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Kamenicë 01.06.2025-21:36. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar 16 gëzhoja. Lidhur me rastin gjatë kontrollit të disa personave, tek tre nga ta janë gjetur tri armë. Me vendim të prokurorit armët dhe gëzhojat janë konfiskuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.















