Të shtëna në New York, nuk dihet numri i të plagosurve

Sipas mediave amerikane janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në një supermarket në Buffalo, New York, ku ende nuk dihet numri i të plagosurve

Ilustrim

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se ”shumë” njerëz u qëlluan të shtunën, nga të shtënat masive në një supermarket në Buffalo, New York.

Sipas mediave të huaja, përcjell PortaliD, nuk dihet saktësisht se sa persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, por policia tha se sulmuesi i dyshuar ishte arrestuar rreth orës 15:30, sipas kohës lokale.

Njerëzit aty pranë janë këshilluar të shmangin zonën, ndërsa policia vazhdon të hetojë.

Guvernatorja Kathy Hochul tha se ajo po ”monitoronte nga afër” situatën dhe u kishte ofruar ndihmë zyrtarëve lokalë.

Raportet fillestare për një ngjarje të mundshme me të shtëna masive në dyqan filluan të qarkullojnë në mediat sociale rreth orës 14:30.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika