Të shtëna në Prishtinë, katër të arrestuar, sekuestrohen armë dhe mbi 90 fishekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e katër personave të dyshuar lidhur me të shtënat me armë zjarri në lagjen Ulpiana e Re në Prishtinë, më 31 dhjetor 2024, rreth orës 23:30. Pas raportimit nga qytetarët për të shtëna në këtë zonë, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative, ku gjatë kontrollit të të dyshuarve […]
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e katër personave të dyshuar lidhur me të shtënat me armë zjarri në lagjen Ulpiana e Re në Prishtinë, më 31 dhjetor 2024, rreth orës 23:30.
Pas raportimit nga qytetarët për të shtëna në këtë zonë, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative, ku gjatë kontrollit të të dyshuarve dhe një shtëpie janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, 98 fishekë, 12 kuti të zbrazura të fishekëve dhe disa gëzhoja.
Pas intervistimit të katër të dyshuarve, me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë liruar, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje.















