Të shtunën akrepat e orës u kthyen 60 minuta prapa
Gjatë të shtunës në mesnatë akrepat e orës kthyer 60 minuta prapa. Procesi i kthimit të orës mundëson dita të bëhet më e shkurtër dhe nata të jetë më e gjatë, ndërsa në telefonat e menqur ndërrimi i orës do të bëhet në mënyrë automatike. Komisioni Evropian ka paraqitur propozimin për ndryshimin e orës gjatë […]
Gjatë të shtunës në mesnatë akrepat e orës kthyer 60 minuta prapa.
Procesi i kthimit të orës mundëson dita të bëhet më e shkurtër dhe nata të jetë më e gjatë, ndërsa në telefonat e menqur ndërrimi i orës do të bëhet në mënyrë automatike.
Komisioni Evropian ka paraqitur propozimin për ndryshimin e orës gjatë shtatorit të vitit 2018. Kjo është bërë pas një konsultimi publik ku rreth 4.6 milionë qytetarëve evropianë që ishin pjesëmarrës kërkuan që praktika t’i jepet fund. Ky propozim u vulos më pas nga eurodeputetët në gjysmën e parë të 2019.
Që nga atëherë nuk është ndërmarrë asgjë dhe kjo po konsiderohet si “një problem me gjerësinë e brezit” nga eurodeputeti suedez, Jakop Dalunde, raporton euronews.
Në anën tjetër, si ligj evropian ndryshimi i orës në Evropë është vendosur në vitin 1981 dhe zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta.















