Të shtunën çmimi i naftës bie në 1.76 euro për litër

Ministrisa e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e shtunë, ku shihet se çmimi i naftës ka rënie për dy centë

Ilustrim

Nga 1.78 euro për litër sa ishte të premten, çmimi i naftës për ditën e shtunë ka rënë për dy cent, në 1.76 euro për litër.

Në publikimin e përditshëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përveç çmimit të naftës, rënie ka pasur edhe çmimi i benzinës, nga 1.72 euro për litër sa ishte të premten, të shtunën ka rënë në 1.69.

Ministria në fjalë, pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, menjëherë pas vendimit të Qeverisë për të vendosur një çmim “tavan”, për derivatet, ka bërë thirrje për respektim të tij, por sipas tij, Qeveria apo Ministria nuk i kanë kalkuluar mirë çmimet.

Çmimi i derivateve ka pësuar rritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në Kosovë, çmimi i naftës kishte arritur deri në 1.89 euro për litër.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika