Të shtunën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në turneun IEM Rio CS:GO në Brazil
Turneu IEM Tio Major CS:GO në Brazil ka arritur në fazën e gjysmëfinales dhe katër ekipe do të garojnë për vendin e parë dhe për çmimin prej 500 mijë dollarësh. Në këtë turne ka mbledhur dhe bashkuar ekipet më të kualifikuara të botës. Të premten e 11 nëntorit janë zhvilluar dy ndeshje, Heroic ka mposhtur […]





Turneu IEM Tio Major CS:GO në Brazil ka arritur në fazën e gjysmëfinales dhe katër ekipe do të garojnë për vendin e parë dhe për çmimin prej 500 mijë dollarësh. Në këtë turne ka mbledhur dhe bashkuar ekipet më të kualifikuara të botës.
Të premten e 11 nëntorit janë zhvilluar dy ndeshje, Heroic ka mposhtur ekipin Spirit me rezultat 2-0 me mapa, ndërsa FURIA ka eliminuar ekipin ukrainas Na’Vi.
Ndërsa, dy ekipet tjera që kanë siguruar gjysmëfinalen janë MOUZ dhe Outsiders, ndeshjet e të cilave janë zhvilluar gjatë të enjtes. Ndërsa këtë të shtune ndeshjet do të zhvillohen në sallën Jeunesse Arena.
Ndeshja e parë mes Outsiders dhe MOUZ do të zhvillohet në orën 18:0, ndërsa nga ora 21:30 do të zhvillohet ndeshja mes FURIA ndaj Heroic.




















