“Të vdesësh për atdhe, është sikur të rilindësh përsëri”, reagon familjari i policit të vrarë në veri

"amiljari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit"

Afrim Bunjaku është zyrtari policor që u vra në orët e para të mëngjesit të 24 shatorit në veri të Kosovës.

E për këtë ka reaguar familjari i tij, Arton Bunjaku, i cili ka thënë se Afrim Bunjaku është vrarë në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial.

“*TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH  PËRSËRI.*

Të nderuar miq, të dashur familjarë,

Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë. Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, ka shkruar Bunjaku në Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika