Të vrarë e të plagosur në valën e re të sulmeve ruse në Ukrainë

Vala e re e sulmeve ruse me raketa ka shkaktuar vdekjen e disa personave dhe plagosjen e tyre në Kiev dhe Harkiv, duke shpallur alarme në të gjithë Ukrainën. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka raportuar për një viktimë dhe nëntë të plagosur në sulmet ndaj tre distrikte të kryeqytetit, ndërsa guvernatori i Harkivit, Oleh Synyehubov, ka konfirmuar 28 të plagosur dhe dy viktima në shënjestrat civile të sulmuara

] Zjarri shpërthen pas një sulmi raketor rus, mes sulmit të Rusisë në Ukrainë, në Kiev, Ukrainë, 2 janar 2024, Reuters.

Disa persona janë vrarë dhe plagosur më 23 janar, si pasojë e valës së re të sulmeve ruse me raketa në qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kievin.

Sistemet e alarmeve janë aktivizuar në gjithë territorin e Ukrainës.

Në Kiev, të paktën një grua është vrarë dhe nëntë persona tjerë janë plagosur, ka thënë kryetari i kryeqytetit Vitali Klitschko në platformën Telegram.

Tri distrikte – Peçerks, Sviatoshinsk dhe Solomjansk – janë shënjestruar në sulm, ka thënë Klitschko.

Sipas tij, tetë persona janë shtruar në spital.

Në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, raketat ruse Kh-22 kanë goditur shënjestra civile, ka thënë guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, po ashtu, në Telegram.

“Si rezultat, 28 persona janë plagosur. Dy gra, 56 dhe 40 vjeçe, fatkeqësisht, janë vrarë”, ka thënë ai, duke publikuar pamje të ndërtesave krejtësisht të shkatërruara, raporton REL.

Raketat ruse kanë goditur edhe qytetin Pavlohrad, në rajonin jugor të Dnjipropetrovskut, duke e vrarë të paktën një person.

Në javët e fundit, Rusia i ka intensifikuar sulmet me raketa në shënjestrat civile në Ukrainë, duke shkaktuar një mori vdekjesh, plagosjesh dhe dëmesh materiale.

Qyteti i Harkivit është goditur në veçanti.

Sipas zyrtarëve ukrainas, vetëm në periudhën 29 dhjetor 2023 – 2 janar 2024, Rusia ka nisur më shumë se 500 dronë të prodhuar prej Iranit në qytetet ukrainase.

Kjo valë sulmesh ka rritur presionin në kapacitetet ajrore për mbrojtje të Ukrainës dhe rezervat e municioneve, për çka presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shtuar thirrjet ndaj aleatëve që t’i ndihmojnë Kievit.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika