Tejkaloi kolonën, Policia ia merr patentën dhe e gjobit me 200 euro

Raportimi i një qytetari përmes aplikacionit mobil të Policisë së Kosovës ka rezultuar me identifikimin dhe ndëshkimin e një shoferi që kishte kryer tejkalim të kolonës në rrugën Prizren–Reqan.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njoftoi se rasti ishte raportuar më 2 gusht 2026, ndërsa pas veprimeve hetimore dhe verifikimit të pamjeve, më 5 gusht është identifikuar kundërvajtësi.

“Në lidhje me raportimin në aplikacionin mobil të datës 02.08.2026, ku shihet se automjeti bën tejkalimin e kolonës në rrugën Prizren–Reqan, më datë 05.08.2026 është identifikuar kundërvajtësi dhe Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren i ka shqiptuar vendimin për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, dy pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për një periudhë prej tre muajsh.

“Për kundërvajtjen e shkaktuar, i njëjti është gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe i është ndaluar e drejta e ngasjes për tre muaj”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia theksoi se qytetarët në mbarë vendin po vazhdojnë të bashkëpunojnë duke raportuar shkeljet e mundshme të ligjit, përfshirë kundërvajtjet në komunikacion, ndërsa u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme.

“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin shpejtësinë e lartë dhe sjelljet e rrezikshme, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së qytetarëve”, thuhet në apelin e Policisë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika