Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet me 200 euro shoferi në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot [e diele] rreth orës 17:50 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në fshatin Rakaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.A i moshës 20 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot [e diele] rreth orës 17:50 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në fshatin Rakaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.A i moshës 20 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, dy pikë negative, dhe për tre muaj masë mbrojtëse si dhe heqje e patentë shoferit.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika