Te Dheu i Bardhë pritjet deri në tri orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë

Pritjet e gjata në pikëkalimet kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë vazhdojnë të jenë "prezente", derisa ato zgjasin deri mbi tri orë

Ilustrim

Përballja me pritje të gjata në vendkalimet kufitare po vazhdojnë të jenë të pashmangshme për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.

Referuar raportit të orës 08:02 të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë. Për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë duhet pritur deri në tri orë e gjysmë, kurse rreth 20 minuta për të dalë.

Kolona e veturave në hyrje të kësaj pike kufitare është 120 metra, kurse në dalje 20-30 metra.

Ndërsa, në Merdar bashkatdhetarët po presin 10 deri në 20 minuta për të hyrë në vendin tonë.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika