Teksa opozitarët e kritikojnë nga Kuvendi, Maqedonci shijon ushqimin e FSK-së
Ndërkohë që opozitarët kritikojnë Qeverinë nga Kuvendi i Kosovës, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po shijon ushqimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kazermën Adem Jashari. Në këtë seancë, të iniciuar nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po diskutohet për gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kryetari […]
Ndërkohë që opozitarët kritikojnë Qeverinë nga Kuvendi i Kosovës, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po shijon ushqimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kazermën Adem Jashari.
Në këtë seancë, të iniciuar nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po diskutohet për gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur sërish kryeministrin Albin Kurti spiun të Serbisë, duke theksuar se është tradhtar ai njeri i cili sipas tij, e lë ushtrinë e Kosovës pa bukë.
Sipas tij, kryeministri Kurti nuk punon në interes të vendit, dhe po dobëson shtyllat jetike të sigurisë.
Ndërkaq, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohet për gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli në një konferencë për media para seancës së jashtëzakonshme për ushqimin e FSK-së, ka shtuar se ushtria e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë pa ushqim dhe se do të vazhdojë të mbështetet fuqishëm nga qeveria, ndërkohë që akuzoi opozitën për përpjekje për të dëmtuar progresin në FSK.
“As optimisti më i madh nuk e ka parë një kapërcim kaq të madh për investim në mbrojtje e siguri. Pra të gjitha këto që i dëgjoni në publik, nuk e kanë për buxhetin, nuk e kanë për mbështetjen për FSK-në e kanë thjesht për do ‘dollarë’ që janë shkëputur, për do financues të partive politike e me theks të veçantë për një parti politike, por mbase edhe më shumë. Për oligarkë që e kanë mbajt monopolin në ushqim, madje edhe me keqpërdorime të mëdha e helmime të mëdha që kanë ndodh ndaj ushtrave të FSK-së. Dhe një gjë që ushtria e Kosovës as nuk është pa bukë dhe as nuk do të mbetet pa bukë. Me ne do të vazhdojmë të mbështesin ushtrinë e Kosovës, progresin, fuqizimin e saj, ndërsa opozita po vazhdon me zhurmën për oligarkë të ndryshe, të cilët në një far forme ia kanë zënë frymën dhe zhvillim FSK-së”, ka thënë Dugolli.

















