Teksa shqyrtohet kërkesa e SPAK-ut për Sali Berishën, opozita proteston – Policia “blindon” Kuvendin

Gjatë ditës së hënë do të mblidhet Këshilli i Mandatave për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të deputetit, Sali Berisha.

E teksa shqyrtohet kjo kërkesë, opozita ka paralajmëruar protestë.

Kurse, policia shqiptare ka “blinduar” zonën rreth Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të mbahet mbledhja për shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut, raportojnë mediet atje.

Rreth 700 forca nga Policia e Tiranës dhe forca e sigurisë kombëtare priten të angazhohen në protestën e thirrur sot nga opozita.

Kujtojmë se SPAK-u ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, më 12 dhjetor, SPAK-u argumenton se ish-kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika