Teksas: I dënuari me vdekje bën kërkesë për të dhuruar veshkë

Ramiro Gonzales, është i dënuari me vdekje nga Teksasi, i cili ka bërë kërkesë për dhurimin e veshkës si donacion pasi që të njëjtit i është caktuar dita e ekzekutimit

Avokatët e Ramiro Gonzales, kanë kërkuar një afat prej 30 ditësh në mënyrë që ai të mund të dhurojë veshkë donacion për dikë në nevojë. I njëjti është i dënuar me ekzekutim, i cili do të marrë dënimin e tij me një injeksion vdekjeprurës, më 13 korrik.

Ramiro Gonzales është 39 vjeç, dhe ka paraqitur kërkesë zyrtare për të shtyrë ekzekutimin e tij në mënyrë që të mund të sigurojë një dhurim të veshkave për dikë që ka nevojë urgjente për një transplant, i njëjti gjithashtu ka një grup të rrallë gjaku.

Avokatët e Gonzales kanë kërkuar një pushim prej 30 ditësh nga guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, dhe një pushim të veçantë 180-ditor nga bordi i faljeve dhe lirimeve me kusht të Teksasit, duke përmendur dhurimin e veshkave.

Departamenti i drejtësisë penale në Teksas i lejon njerëzit e burgosur të dhurojnë organe dhe inde, ndërsa kërkesa e tij do të votohet nga bordi i faljeve dhe lirimeve me kusht në Teksas me 11 korrik.

Gonzales është i dënuar me vdekje pasi që ka vrarë djaloshin 18 vjeçar, Bridget Townsend, nga Teksasi jugperëndimor, në 2001, raporton theguardian.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika