Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar duke thënë se Qeveria Kurti 2 gjithmonë po u komplikon jetën qytetarëve me vendime të cilat janë të rënda për njerëzit.

“Vendimi për mos sigurimin e librave për nxënësit në ketë fillim vit po e rëndon buxhetin familjar të prindërve te cilët kanë më shumë se një fëmijë”, ka thënë Kadrijaj.

“Kjo qeveri kur është në pyetje interesi i qytetarëve nuk ka vendimmarrje dhe vonohen në vendime, kështu ata edhe më shumë po e komplikojnë jetën e qytetarëve”.

“Qeveri e turpit dhe për faqe te zezë!” , ka shtuar ajo.

Forma të cilën e ka zgjedhur qeveria për t’i blerë librat sipas deputetes Kadrijaj mund të jetë mashtrim dhe nuk dihet se kur qytetarët do t’i marrin mjete.

“Po sa efikase dhe sa e sigurt është që kush aplikon në platformën E Kosova a do funksionoj dhe a do rimbursohen mjetet, apo ky është një mashtrim i radhës për blerje të kohës që ndoshta prindërit asnjëherë nuk do i marrin këto mjete”, ka theksuar ajo teksa ka bërë thirrje që qytetarët të jenë “kujdesshme në plotësimin e aplikacionit se deputetët e VV ju kanë kërcënuar!”.