Telefonata e mbrëmjes: Kurti, Cholletit: Pranojmë planin evropian

Nga një telefonatë në mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Këshilltarit të Departamentit të Shtetit Amerikan është kuptuar që I pari I shtetit kosovar ka pranuar planin franko-gjerman. Qeveria e Kosovës thanë se aty u  diskutua për propozimin evropian, të pranueshëm si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe kryeministri Albin Kurti

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti natën e së premtes i erdhi një telefonat shumë e rëndësishme.

Ai foli me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet i cili tregoi edhe qëndrimin e Kurtit për planin franko-gjerman.

“Ne mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja. Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, ka thënë Choellet.

Të shtunën në mëngjes, detaje rreth këtij bashkëbisedimi dhanë edhe Qeveria e Kosovës, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e kryeministrit për një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kryeministri Kurti konfirmoi gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe shprehu pajtimin e tij për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog sepse dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO’, thuhet njoftimin e Qeverisë.

Në këtë njoftim të qeverisë edhe pse jo direkt është përmendur pranimi i planit evropian për dialogun, për çka profesori universitar Faton Ismajli thotë se ky plan tashmë është punë e kryer.

“duket se zoti Kurti dhe komplet Qeveria nuk po ngutën edhe në pranim më eksplicit të planit franko-gjerman me idenë që mund të nxjerrin edhe diçka nga ky plan por duke e parë nga ana e ndërmjetësuesve duket se çështja është komplet e kryer”, ka thënë Ismajli.

E nga partia opozitare, AAK po thonë se SHBA-ja kurrë nuk ka qenë më e angazhuar për të gjetur zgjidhje për Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë qenë më të angazhuara në mbështetje të Kosovës, në mbështetje të dialogut dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi me njohje, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë Kosova të merr një drejtim të sigurt dhe të merr një drejtim drejt Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit dhe forcimit të shtetit. Vendosmëria e tyre është treguar në secilin takim që ka mbajtur z. Haradinaj”, ka thënë Besnik Tahiri.

Planin Franko-Gjerman në fillim e kishte kundërshtuar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq por me takimin e fundit që pati me zyrtar të Bashkimit Evropian ai tha se e pranon atë plan.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika