Telefoni po riniset automatikisht – kur mund t’ju ndodhë kjo?

Pajisjet Android do të rinisen automatikisht në të ardhmen nëse nuk janë zhbllokuar për një kohë të gjatë. Kjo veçori e re e sigurisë do të prezantohet, sipas njoftimeve, për të mbrojtur më mirë të dhënat e përdoruesve.

Opsioni i ri, që është pjesë e përditësimit më të fundit të shërbimeve Google Play, parashikon që telefoni ose tableti do të riniset automatikisht nëse qëndron i bllokuar për tri ditë rresht.

Pas rinisjes, përdoruesi duhet të fusë PIN-in për të hyrë në pajisje – metodat biometrike të zhbllokimit (si gjurmët e gishtave ose njohja e fytyrës) do të çaktivizohen përkohësisht derisa të jepet kodi.

Sipas faqes 9to5Google, kjo veçori do të jetë e disponueshme në telefonët dhe tabletët Android, por nuk do të vlejë për pajisjet në kategoritë Auto, TV dhe WearOS.

Është e rëndësishme të theksohet se nuk bëhet fjalë për një rivendosje në gjendje fabrike, por për një rinisje që e vendos pajisjen në gjendjen para zhbllokimit të parë (BFU – Before First Unlock), duke shtuar një shtresë shtesë mbrojtjeje për të dhënat e përdoruesit.

Apple ka prezantuar një funksion të ngjashëm në iOS 18.1 me emrin “Inactivity Reboot”, i cili aktivizohet pas katër ditësh pa aktivitet, shkruan portali The Verge.

Ende nuk është bërë e ditur saktësisht se kur kjo veçori do të jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit, pasi përditësimet e tilla të Play Services shpesh vijnë gradualisht, brenda një deri në dy javë.

Gjithashtu, nuk dihet nëse përdoruesit do të marrin ndonjë njoftim për arsyen e rinisjes automatike. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika