“Televizioni i Kurtit” Nushi i PSD-së futet në studio të RTK-së gjatë transmetimit të lajmeve (VIDEO)

Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, ka hyrë brenda objektit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), në kohën kur po fillonin lajmet qendrore të këtij mediumi.

Ai mbante në duar një pankartë ku shkruante “Radio Televizioni i Kurtit”.

Ky reagim vjen pas zgjedhjes si drejtor i RTK-së të Rilind Gërvallës i cili është akuzuar se është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet”, ka shkruar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Drejtori i ri i RTK-së Rilind Gërvalla, menjëherë pas emërimit të tij kishte reaguar pas akuzave dhe ndërlidhjeve të tij me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka paralajmëruar se do të “ndërmarrë rrugë ligjore për të gjitha përpilimet e pasakta” në emrin e tij.

Gërvalla ka thënë se sulmet ndaj tij janë të bazuara në propagandë dhe fabrikime, teksa ka shtuar se ndjehet “pak i indinjuar”.

Shija e redaktorit

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë. Pas...

“Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët...

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës...

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit. “Me qëllim të përgatitjes profesionale të...

Të fundit nga rubrika