Tërmetet në Turqi, Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë

Bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore dhe në mbështetje të popullit turk dhe atij të Sirisë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur ditë zie të mërkurën e 8 shkurtit në Kosovë

Pamje nga Turqia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 8 shkurtit ditë zie në Kosovë, në shenjë kujtimi dhe nderimi ndaj viktimave dhe të lënduarve nga tërmetet që ndodhën të martën në Turqi.

“Teksa kujtojmë viktimat, nderojmë trimërinë dhe qëndresën e atyre që po bëjnë të pamundurën për shpëtimin e çdo jete nën rrënoja”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Osmani një vendim të tillë e ka marrë në  shenjë respekti shtetëror e qytetar dhe në përputhje me kompetencat ksuhtetuese e ligjore.

“Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”, ka shtuar Osmani.

Po ashtu, ka theksuar se ushtarakët e Kosovës janë në Turqi dhe të gatshëm për të mbështetur dhe ndihmuar qytetarët.

“Mendimet dhe lutjet tona sot, sikurse edhe dje janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga ky tërmet e solidarizimi ynë është i plotë. Ushtarakët tanë tashmë gjinden në Turqi ndërkaq Kosova është në dispozicion të plotë të vazhdojë mbështetjen”, ka shtuar Osmani.

Osmani ndër të tjera, ka theksuar se një tragjedi e tillë që e ka përfshirë Turqinë e prek edhe Kosovën.

“Më shumë se 5 mijë viktima janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri, ndërkaq mijëra të tjerë janë akoma nën rrënoja. Një tragjedi e përmasave shkatërrimtare që ka shkaktuar trishtim e dhimbje kudo në botë, përfshirë në Kosovë. Dhimbje pafund për viktimat e për ata që përjetuan tmerrin e humbën më të dashurit por  edhe shpresë për ata që ende ndodhen nën rrënoja”, ka vijuar Osmani.

“Fuqia shkatërruese e këtij tërmeti ka tronditur zemrat e gjithsecilit, porse mbështetja ndaj njëri- tjetrit në këto ditë tmerri ngjallë shpresën dhe besimin se jeta do të triumfojë”.
All reactions:

448

Lajmi në përditësim…

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika