Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës do të ketë shtim të vranësirave, të cilat në ndërkohë orëve të mbrëmjes, pritet të gjenerojnë lokalisht rrebeshe të izoluara shiu.

Siç raporton MeteoKosova, era do të fryjë në drejtime të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos aty ku ka zhvillime me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 38°C.