Temperaturat e larta ‘alarmojnë’ Evropën

Alarmet janë ngritur gjithashtu në Spanjë, Zvicër, Itali dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore, ku autoritetet po përgatiten për një periudhë të zgjatur të temperaturave ekstreme.

Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore po përballet me një valë të të nxehtit, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se temperaturat do të vazhdojnë të rriten në ditët në vijim, duke rrezikuar thyerjen e rekordeve të reja historike, raportoi “RTE News”.

Franca është ndër vendet më të prekura. Qindra shkolla kanë ndryshuar oraret e mësimit për t’u përshtatur me temperaturat e larta, ndërsa parashikuesit e motit kanë paralajmëruar për një valë të nxehti “intensive dhe afatgjatë”, shkruan ATSh, transmeton albinfo.ch.

Në rajonin e Parisit temperaturat mund të kalojnë për herë të parë, pragun e 40°C gjatë muajit qershor.

Sipas vlerësimeve, më shumë se gjysma e popullsisë franceze po përballet me temperatura përvëluese.

Rreth 41 milionë banorë janë nën alarmin portokalli, të shpallur nga shërbimi meteorologjik, niveli i dytë më i lartë i rrezikut.

Meteorologët u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, duke theksuar se kushtet ekstreme do të jenë të përhapura, të zgjatura dhe me intensitet të lartë.

Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi “vigjilencë të madhe”, duke u bërë apel qytetarëve të kujdesen veçanërisht për të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, paralajmëroi të rinjtë të shmangin konsumimin e tepërt të alkoolit dhe aktivitetet e rënda fizike, në prag të festivalit kombëtar të muzikës “La Fête de la Musique”, i cili zhvillohet këtë fundjavë dhe mbledh miliona njerëz në rrugët e Francës.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika