Temperaturat ekstreme – MSh kërkon zbatim të masave mbrojtëse në institucione

Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një njoftim zyrtar, përmes të cilit rekomandon zbatimin e masave mbrojtëse ndaj temperaturave të larta, në periudhën 22 – 25 korrik 2025, duke u bazuar në këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta,” thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ministria u bën thirrje të gjitha institucioneve publike dhe private që të respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të qytetarëve në përgjithësi.

“Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme,” përfundon njoftimi.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika