Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se kjo javë do të jetë mot i ndryshueshëm, me vranësira të shpeshta dhe reshje të kohëpaskohshme shiu.

Sipas IHMK-së, që nga e hëna pritet rritje graduale e temperaturave, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit.

E hëne, 14 prill – Java nis me mot të vranët dhe reshje lokale shiu. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.

E martë – Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së martë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6-8 gradë, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 16 deri në 20 gradë Celsius.

E mërkurë – Moti do të përmirësohet. Pritet të jetë i vranët me intervale me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 24 gradë Celsius.

E enjte – Do të mbajë mot më stabil, me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 10 gradë, ndërsa ato maksimale nga 20 deri në 24 gradë Celsius.

E premte – Moti mbetet me diell, por me vranësira të shpërndara, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje të lehta. Temperaturat pritet të lëvizin nga 6-8 gradë minimale dhe 15-20 gradë maksimale.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga jugperëndimi.

Qytetet më të ngrohta këtë javë do të jenë Prizreni, Gjakova dhe Istogu, ku temperaturat do të arrijnë kulmin deri në 24 gradë Celsius.