Kosova të enjten, më 27 gusht, do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat do të jenë më të theksuara sidomos në zonat malore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 34 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.