Tendenze di Viaggio: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024

”Këto ditë, me rritjen e çmimeve gjithandej, është me të vërtetë e vështirë të përballosh edhe jetën e përditshme, e lëre më pushimet”, shkruan Cesare Tamborini në të përditshmen italiane “Tendenze di Viaggio”.

Por, ekzistojnë ende vende, disa prej të cilave ndodhen shumë pranë, ku mund të kaloni pushimet tuaja të shumëpritura me shumë më pak shpenzime nga sa e imagjinoni.

Këto destinacione me kosto të ulët nuk kanë asgjë për t’i pasur zili nga vendpushimet më të famshme, që për rrjedhojë janë shumë të shtrenjta.

Peizazhet marramendëse, kuzhina vendase e shijshme, atmosfera autentike janë gjithçka që këto destinacione ofrojnë.

Shqipëria

Pse duhet ta vizitoni: Shqipëria është një perlë e fshehur e Evropës me brigje mahnitëse, vende arkeologjike dhe qytete me interes historik, të gjitha me çmime shumë konkurruese.

Çfarë duhet të bëni: Shëtitje në parqet kombëtare, vizitë në kështjellat dhe rrënojat antike, banjo dielli dhe not përgjatë Rivierës Shqiptare.

Eksploroni rrënojat e Butrintit, një vend tjetër i UNESCO-s, ose shijoni ujërat e kristalta të Ksamilit. Për më tepër, kryeqyteti, Tirana ofron muzeume dhe një jetë të gjallë të natës.

Këshilla praktike: Shqipëria është ideale për turistët që udhëtojnë me makinë, pasi rruga ofron peizazhe spektakolare dhe mundësi për të eksploruar fshatrat e vegjël.

Kostoja mesatare: Shqipëria ofron kosto më të ulëta për akomodim dhe ushqim krahasuar me shumë vende të tjera evropiane. Akomodim cilësor ka një kosto duke filluar nga 15-20 euro në natë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika