Tenderi për ekspertë shkakton përplasje në autoritetin e aviacionit civil

Tenderi i Autoritetit të Aviacionit Civil për të angazhuar dy ekspertë, është pezulluar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit. Agjencia mori këtë vendim, pasi njëri prej kandidatëve dërgoi ankesë. E vërejtje të shumta për këtë tender, kanë edhe nga Sindikata e Aviacionit Civil. Sipas tyre, i gjithë tenderi u përshtat në atë formë që ta fitonte miku i afërt i drejtorit të AAC-së, Bujar Ejupi. Këto pretendime, i ka kundërshtuar Ejupi

Ilustrim

Tenderi për ekspertë shkakton përplasje në autoritetin e aviacionit civil.

Një tender për të punësuar dy ekspertë të aviacionit, ka shkaktuar përplasje brenda Autoritetit të Aviacionit Civil.

Sindikata e këtij institucioni, ka hedhur dyshime se Ersen Shileku, njëri prej fituesve të tenderit, është mik i afërt i drejtorit të AAC-së, Bujar Ejupi.

Arianit Dobroshi, ushtrues detyre i kryetarit të Sindikatës së AAC-së, thotë se i gjithë tenderi u përshtat në atë formë që të fitoj Ersen Shileku.

“Kërkohet përvojë menaxheriale më shumë se përvojë profesionale. Ligji lejon vetëm pozita profesionale të tenderohen, përderisa në këtë rast kërkohet përvojë menaxheriale. Dhe detyrat që parashihet t’i kryejë ky person do të jenë detyra menaxheriale, është përvoja tre vjeçare. Personat në tregun e Aviaconit Civil me përvojë menaxheriale janë të paktë dhe kjo është përshtatja që i është bërë mikut të drejtorit të përgjithshëm, zotëri Ersen Shilekut”, ka thënë Dobroshi.

Arianit Dobroshi, ushtrues detyre i kryetarit të Sindikatës së AAC-së.

Dukagjini ka kontaktuar me të apostrofuarin Ersen Shileku.

Ai nuk ka dashur të komentoj asgjë rreth këtyre akuzave të Sindikatës së AAC-së.

Për televizionin nuk ka folur as drejtori i këtij institucioni, Bujar Ejupi, por megjithatë Autoriteti i Aviacionit Civil lëshoi një komunikatë gjatë pasdites.

“Lidhur me ankesën e pranuar drejtori i përgjithshëm deklaroi:  “Unë (Bujar Ejupi) dhe njeri nga kandidatet njihemi që nga koha kur kemi punuar të dy në ANP dhe ASHNA. Unë nuk kam asnjë lidhje tjetër familjare ose afariste me kandidatin. Në rast se rastësia e të qenurit të punësuar në një organizatë vite më parë paraqet konflikt interesi, atëherë kjo duhet të sqarohet me Agjensionin Anti Korrupsion”, ka shkruar në komuniaktën e Autoritetin e Aviacionit Civil.

Mirëpo, me këto deklarime të Ejupit nuk pajtohen nga Sindikata.

Sipas tyre, Ejup dhe Shileku në këto fotografi shihet se kanë një miqësi të mirë.

Bujar Ejupi dhe Ersen Shileku, ku shihen se bashku.

Dobroshi që ka shumë vite që punon në AAC, thotë se ky institucion nuk ka nevojë për punonjës të cilët u kërkuan me tender.

“Poashtu kemi ngritë dyshime rreth kritereve të cilat janë përdorë në këtë tender, për shkak se ato nuk kanë sens për këndo në AAC. Këto pozita janë të panevojshme, këto kualifikime që janë vendosë janë me të vërtetë banale dhe ky person pritet të ofroj mbështetje në menaxhimin e AAC-së, përderisa personat tashmë të punësuar në AAC janë shumë më të kualifikuar se kushtet e tenderit edhe personi i cili është përzgjedhur”, ka shtuar Arianit Doroshi.

Tenderin, pas ankesës së njërit prej kandidatëve, e ka pezulluar Agjencia Qendrore e Prokurimit. Ky vendim, do të mbetet valid deri në marrje të një vendimi nga OSHP.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika