Tensione në fund të ndeshjes mes Ballkanit dhe Llapit

Fundi i ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Ballkanit u shoqërua me tensione në fushë

Ilustrim

Ballkani ka regjistruar një tjetër sukses historik duke fituar për herë të parë Superkupën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën e 21 janarit po mbyllej me rezultat 0-1, gol të cilin e shënoi në minutën e 62-të të ndeshjes Lumbardh Dellova.

Megjithatë, fundi i ndeshjes ishte plotë me tensione që u zhvilluan në fushë.

Pati përleshje mes lojtarëve, është dashur edhe ndihma e stafeve të të dyja skuadrave në mënyrë që personat të largohen nga përleshja.

E gjithë situata doli jashtë kontrollit pas një dueli që Francisco Rivera e pati me Lumbardh Dellovën në mesfushë.

Rivera, siç shihej në transmetim të drejtpërdrejtë, e ka goditur fillimisht në gjoks Dellovën, e më pas kanë ndërhyrë lojtarët e tjerë dhe banka rezervë për të qetësuar situatën.

Tensioni në fushë mes lojtarëve ndodhi në minutën e 93-të të ndeshjes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika