Tensione në protestën e opozitës në Tiranë, përplasje me molotov dhe ujë

Është tensionuar situata në protestën e thirrur këtë pasdite nga Partia Demokratike e Shqipërisë në Tiranë.

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit janë nisur drejt Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, por janë ndaluar nga forca të shumta policie që kanë bllokuar marshimin dhe kanë përdorur ujë për shpërndarjen e turmës.

Në përgjigje, protestuesit kanë hedhur molotov, ndërsa efektivët e policisë kanë ndërhyrë edhe me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën dhe për të kthyer situatën nën kontroll.

Raportohet se disa akse kryesore në kryeqytet janë bllokuar për shkak të zhvillimeve të protestës, ndërsa deri tani nuk ka njoftime zyrtare për persona të lënduar./A2

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika