Tensione në protestën pranë Kuvendit në Shqipëri, arrestohen disa protestues

Në ambientet e jashtme të Parlamentit të Shqipërisë po zhvillohet protestë, teksa para pak minutash ka pasur edhe tensione mes protestuesve dhe Policisë.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, Policia është përleshur me protestuesit, kjo pasi protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin policor.

Policia u bën thirrje protestuesve që të lirojnë rrugën, ndërsa këta të fundit nuk pranojnë që të zhvendosen.

Një ofensivë e policisë për të arrestuar disa prej protestuesve ka ndezur situatën, teksa janë shoqëruar me forcë disa persona.

Kujtojmë se prej kohësh, në rrugët e Tiranës vazhdojnë protestat kundër qeverisë.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika