Tensione para Kuvendit të LDK-së, Hajra kërkon diferencim mes delegatëve

Ish-kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naim Hajra, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë, pak ditë para mbajtjes së Kuvendit të LDK-së, duke kërkuar që të bëhet dallim mes kritikëve parimorë të kryetarit Lumir Abdixhiku dhe atyre që, sipas tij, veprojnë për interesa personale.

Hajra, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se nuk i përket “grupacioneve tifozerike” që duartrokasin emra të përveçëm, por e konsideron veten vëzhgues dhe dashamirës të LDK-së, duke theksuar se ka qenë pjesë e saj që nga viti 2004.

Hajra kërkoi që të bëhet një diferencim i qartë mes delegatëve që kanë nënshkruar iniciativën për Kuvend të jashtëzakonshëm.

“Unë nuk jam prej këtyre militantëve që bëjnë pjesë në grupacione tifozerish që duartrokasin për emra të përveçëm – si vëzhgues e dashamirës i LDK-së që nuk ka të drejtë vote, por ka Shqipja e cila ka ardhë vonë besoj, kur Shqipja ka ardh në LDK unë në një farë forme janë përjashtuar nga LDK-ja edhe pse kam qenë aty prej vitit 2004 dhe besoj që e kam të drejtën morale me gjyku edhe në pikëpamje statistikore dhe rrugëtimin e LDK-së. Insistojë që duhet me bë njëfarë diferencimi të njerëzve, delegatëve e grupacionit që e kanë nënshkruar këtë iniciativë – mendoj që në këtë grupacion ka njerëz shumë të respektueshëm të cilët kundërshtinë në raport me Lumirin e kanë pasur parimore dhe koherente nga mënyra se si Lumiri është ngjit politikisht në LDK – këta njerëz duhet respektuar se kanë mendim politik dhe janë disa të tjerë që me rujt një vend pune në Prishtinë është në gjendje për shkak të një vote në Kuvendin e LDK-së dhe me rujt një vend pune është në gjendje me shku me e shkatërru LDK-në si partia më e vjetër në Kosovë e këtë përgjegjësi do të duhej ta matnin ata që kanë të drejtë vote”, u shpreh Hajra.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika