Tensionet në veri, Kurti raporton të premten para deputetëve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë të veçantë, për të diskutuar lidhur me situatën në veri të vendit

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë të veçantë të premten e dy qershorit, për të diskutuar lidhur me situatën në veri të vendit.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim në web-faqen e Kuvendit, ku bëhet e ditur se debati parlamentar do të nisë nga ora 10:00.

Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se karshi situatës në veri nuk duhet të qëndrohet duarkryq, duke kritikuar qeverinë aktuale për dëmet që sipas tij po ia shkakton vendit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se është e papranueshme dhe e dhimbshme që Kosova të përjashtohet në fillimet e saja nga angazhimi ushtarak si “Defender Europe”.

“Si vend, agjenda jonë ndërkombëtare është dëmtuar jashtëzakonisht shumë dhe raportimet e fundit dhe nga mediat edhe nga ambasadori i SHBA-së për pozicionin që ka marrë karshi Kosovës janë shqetësuese dhe të dëmshme”.

Si grupe parlamentare, ai ka thënë se kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që sapo të kthehet nga Konferenca e Sigurisë Globale që po mbahet në Bratisllavë, të raportojë mbi zhvillimet dhe mbi atë se çka do të ndërmarrë.

“Si PDK jemi të shqetësuar mbi krejt zhvillimet që lidhen edhe me sanksionet e vendosura nga SHBA-të”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika