Tensionohet situata në Leposaviq, sulmohen veturat e disa mediave

Situata ka filluar të tensionohet në komunën e Leposaviqit.

Një grup personash kanë thyer veturat e mediave të Shqipërisë, të A2CNN, News 24 dhe Televizioni Panorama.

Siç raporton gazetarja e RTV Dukagjini, Vlora Selimi gazetarët e këtyre mediave kanë treguar se kanë parë nga afër tërë ngjarjen por nuk ka të lënduar.

Sipas gazetarve të Shqipërisë ishin pesë veta të cilët kanë sulmuar veturat e tyre.

Objektin e komunës aktualisht po e monitoron KFOR-i, derisa njësitet e policisë së Kosovës po qëndrojnë më larg.

Më herët, protestuesit serbë kanë kërkuar nga mediat kosovare të largohen nga rrethojat e objektit të Komunës së Leposaviqit teksa kanë hedhur vezë në drejtim të tyre.

Ata kanë vendosur pengesa në rrugë për të treguar deri ku mund të vazhdojnë mediat raportimin e tyre.

Tensionet në veri u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e sapozgjedhur shqiptarë për të hyrë në komunat në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq  të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika