Tensionohet situata në Zubin Potok, ndizet sërish alarmi

Situata është tensionuar në komunën e Zubin Potokut ku është ndezur alarmi sërish

Pamje nga Zubin Potoku, 29 maj 2023.

Gazetarët e ekipit të RTV Dukagjini raportojnë se situata është tensionuar në Zubin Potok.

Në momentin kur kanë hyrë autoblindat e Policisë së Kosovës është ndezur alarmi, i cili i bëri bashkë protestuesit.

Protestuesit kanë kënduar këngë nacionaliste para zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe protestuesit janë afruar pranë kordonit të policisë.

Ndryshe, të hënën, qytetarë serbë u mblodhën para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ndërsa më 26 maj, Policia e Kosovës asistoi kryetarët e rinj për të hyrë në objektet e komunave për ta filluar punën.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika