Tensionohet situata në Zveçan, ndërhyn KFOR-i

Në komunën e Zveçanit është gjuajtur edhe gaz lotsjellës, teksa gazetari i RTV Dukagjinit njofton se ka pasur edhe konfrontim në mes të KFOR-it dhe protestuesve

FOTO: REL

Ekipi i RTV Dukagjinit i cili po qëndron në komunën e Zveçanit për të raportuar situatën atje, ka njoftuar se misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka ndërhyrë në shpërndarjen e protestuesve në këtë komunë.

Gazetari Sylejman Sylejmani ka njoftuar se është gjuajtur edhe gaz lotsjellës, teksa shton se ka pasur edhe konfrontim në mes të KFOR-it dhe protestuesve.

Ai ka theksuar se nga ky konfrontim ka edhe pjesëtarë të lënduar nga KFOR-i.

Fillimisht KFOR-i, i ka paralajmëruar protestuesit që të shpërndahen por të njëjtit nuk janë bindur.

Protestuesit kanë hedhur shok-bomba dhe shishe në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it.

Ndërkohë janë dëgjuar edhe sirenat.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika