Një tentim grabitje ka ndodhur në komunën e Gjilanit, më saktësisht në marketin Tina.
Punëtorët e marketit ia kanë dalë t’ia marrin armën nga dora grabitësit dhe më pas, Policia rajonale ka ndërhyrë për të arrestuar personin.
Inicialet e grabitësit janë S.I., 40-vjeçar.
Vlen të theksohet se grabitësi dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në një grabitje tjetër, e cila ka ndodhur në një pikë karburanti në Gjilan, më 16 nëntor të këtij viti.
RTV Dukagjini ka arritur të sigurojë pamjet e kapura nga kamera e marketit Tina, ku shihet personi duke tentuar ta realizojë një grabitje, ndërkohë që ai është edhe i armatosur.