Tentim vrasje në Deçan, disa persona gjuajnë me armë zjarri në drejtim të një veture

Në mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21:20, në rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh të Dukagjinit, një veturë në lëvizje është sulmuar me armë zjarri. Sipas policisë, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërsa, rasti është cilësuar si "Vrasje në tentativë"

Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e së hënës rreth orës 21:20, në rrugën Deçan-Junik, konkretisht në fshatin Voksh.

Lidhur me rastin, detaje për Dukagjinin ka dhënë Policia e Kosovës.

Zëdhënësi Rajonal i Policisë në Pejë, Driton Rugova, ka bërë të ditur se është shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte në lëvizje.

Rugova ka theksuar se nga ky rast nuk ka të plagosur.

“Me datë 13.05.2024 rreth orës 21:20, Policia është informuar nga viktima se në rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, derisa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë i njëjti nga person/a, të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në veturën e viktimës, janë shkaktuar dëme, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar”, ka thënë Rugova për Dukagjinin.

Ndërkaq, rasti me urdhër të prokurorit të shtetit është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika