Tentim vrasje në Gjilan, plagosen dy persona
Më datën 4 prill të vitit 2023 në Gjilan, rreth orës 14:47, janë plagosur dy persona, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj. Ndërsa, sipas Policisë së Kosovës, ata e kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi ky i fundit kishte “shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave […]
Më datën 4 prill të vitit 2023 në Gjilan, rreth orës 14:47, janë plagosur dy persona, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj.
Ndërsa, sipas Policisë së Kosovës, ata e kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi ky i fundit kishte “shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë”.
Policia ka thënë se si pasojë e këtyre të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona.
“Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar”.
“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja”.
Më tutje, policia ka treguar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.















