Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një tentim vrasje ka ndodhur në Istog ditën e djeshme.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy vëllezër janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë nga tre persona, të cilët gjenden në arrati.
“Dy viktima meshkuj kosovarë –vëllezër, kanë raportuar se derisa kanë qenë në veturën e tyre në afërsi të një autolarje janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjende në arrati. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raportin policor.