Tentim vrasje në Kaçanik, plagoset një person

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja. Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Dy burra kosovarë kanë pranuar ndihmë mjekësore nga Emergjenca në Kaçanik, njëri i plagosur nga një armë zjarri, gjersa tjetri kishte lëndime trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja.

“Raportohet se në emergjencën e Kaçanikut kanë marrë ndihmë mjekësor dy meshkuj kosovarë, njëri kishte plagë nga arma e zjarrit, ndërsa tjetri lëndime trupore. Njësitë policore në vend-ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur të premten para mesnatës, përkatësisht në orën 23:24 në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik.

Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika