Një rast i tentim vrasjes është raportuar në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 00:40, një i dyshuar burrë kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, po ashtu burra kosovarë.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa vetëm është raportuar dëmtim i veturës së viktimave.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.