Një rast i “vrasjes në tentativë” është raportuar në orët e para të 2 korrikut në Prishtinë.

Sipas Policisë, viktima – një mashkull kosovar – ka njoftuar se në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri nga një person me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje në të kaluarën.

Pas shikimit të disa pamjeve nga kamerat e sigurisë, policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, gjithashtu mashkull kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja,  por nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës.