Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje të ndodhur në komunën e Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, ku sipas policisë, viktima është plagosur nga arma e zjarrit.

I dyshuari pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime nga njësitet relevante.