Tentim vrasje në Prishtinë, plagoset një person
Një tentim vrasje ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e së martës. Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ndërsa Policia ka nisur hetimet. “Sot rreth orës 19:30, policia ka marrë informatën se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policorë të stacionit […]
Një tentim vrasje ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e së martës.
Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ndërsa Policia ka nisur hetimet.
“Sot rreth orës 19:30, policia ka marrë informatën se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast, i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, ende nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.















