Tentohet të digjet dera e një kishe në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet se persona të panjohur kanë tentuar ta djegin derën e një kishe në Prizren

Dera e objektit të kishës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga komuna e Prizrenit, ka raportuar se te objekti kishtar “Shën Pantelija”, disa të dyshuar kanë tentuar ta djegin me benzinë derën e objektit.

Më 17.04.2023 rreth orës 23:09, një qytetar ka vërejtur një zjarr në afërsi të derës së një kishe, ai ka reaguar dhe ka arrit ta fik zjarrin pa u shkaktuar dëme të mëdha. I njëjti ka njoftuar policin se në rrugën Haxhi Krasniqi në Prizren, saktësisht tek objekti kishtar “Shën Pantelija”- kishë ortodokse, të dyshuar të pa njohur kanë tentuar ta djegin derën e hyrjes së këtij objekti”, thuhet në njoftim.

Në vend të ngjarjes pastaj kishte dalë një patrullë policore, ku sipas tyre aty kundërmonte era e benzinës dhe po ashtu ishte gjetur një shishe e plastikës e djegur.

Rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje konfirmojnë se në vendin e ngjarjes kundërmon era e benzinës dhe është një shishe e plastikës që është djegur. Pasi që janë  mbledhur provat dhe dëshmitë, në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ke rekomanduar që të iniciohet rasti Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika