Tentohet të futet drogë në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës të shtunën është tentuar futja e kontrabandës, përmes veturës së një kompanie, e cila ishte kontraktuar për servisimin e pajisjeve elektrike, por është parandaluar nga oficerët korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se brenda kësaj qendre është tentuar të futen lëndë narkotike, përmes veturës së një kompanie, e cila ishte kontraktuar për servisimin e pajisjeve elektrike.

Informacioni konfidencial fillimisht ishte pranuar nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative.

“Sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

“Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç` rast në tunelin e hyrjes në Porten e Re të qendrës kanë lokalizuar veturën e kompanisë, e cila është e kontraktuar për servisimin e pajisjeve elektrike në SHKK. Gjatë kontrollit, brenda pjesës së pasme të veturës (bagazh), në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike”.

Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK thotë se ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dalë me një raport të detajuar.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika