Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Mitrovicë, nën dyshimet për tentim vrasje.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka tentuar që me thikë ta godasë viktimën e gjinisë femërore, teksa bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dibra”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi me një mjet të mprehë ka tentuar ta godet viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.