Tentoi të kontrabandojë 580 gramë ari, ndalohet nga policia
Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet kufitare nga rajoni i Lindjes, e kanë ndaluar një person i cili ka tentuar t’i kontrabandojë 580 gramë ari. Ngjarja ka ndodhur në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, ku të dyshuarit me iniciale A.M, gjatë kontrollit në veturën e tij, i është gjetur një sasi e arit e cila […]
Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet kufitare nga rajoni i Lindjes, e kanë ndaluar një person i cili ka tentuar t’i kontrabandojë 580 gramë ari.
Ngjarja ka ndodhur në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, ku të dyshuarit me iniciale A.M, gjatë kontrollit në veturën e tij, i është gjetur një sasi e arit e cila nuk ishte e deklaruar.
“Personi i dyshuar i lartcekur me iniciale me automjetin e tipit Audi Q5, ngjyrë hiri, me datë 07.09.2022, është ndaluar nga Policia duke hyrë në Republikën e Kosovës përmes pikëkalimit kufitar Hani i Elezit dhe gjatë kontrollit të vijës së dytë së bashku me zyrtarët doganorë, në anën e majtë mbrapa në bagazh, te sirtari i pajisjeve janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara një sasi e arit prej (580 gram)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ari i fshehur i padeklaruar sipas Policisë së Kosovës, është konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës.
















