Tentoi të kontrabandojë barna nga Serbia, i dyshuari ndalohet nga Policia e Kosovës
Policia e Kosovës e ka ndaluar një person me iniciale G.P, i cili dyshohet se në mënyrë ilegale me veturën e tij kishte kaluar nga territori i Serbisë në të Kosovës. “Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti për ndërhyrje të shpejtë në kuadër të Policisë Kufitare, më datën 21.09.2023 në fshatin Bistricë-Leposaviq ka ndaluar personin e […]
Policia e Kosovës e ka ndaluar një person me iniciale G.P, i cili dyshohet se në mënyrë ilegale me veturën e tij kishte kaluar nga territori i Serbisë në të Kosovës.
“Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti për ndërhyrje të shpejtë në kuadër të Policisë Kufitare, më datën 21.09.2023 në fshatin Bistricë-Leposaviq ka ndaluar personin e dyshuar G.P., m/k, i cili dyshohet se me veturën e tij në mënyrë ilegale kishte kaluar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të veturës është hasur në medikamente mjekësore, të cilat dyshohen se janë të kontrabanduara.
“Gjate kontrollit të veturës, është vërejtur se në të kishte të ngarkuara medikamente mjekësore të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordimin me organet e drejtësisë”, vijon njoftimi.

















